Shpërthen Enca Haxhia: “Hani m***, iu bëfsha nënat…”

Këngëtarja 20-vjeçare e cila më shumë se për muzikën komentohet për modifikimin e fotove të saj me photoshop, ka shpërthyer me ofendime ndaj atyre që dyshojnë tek format e saj reale. Enca Haxhia postoi disa shkrime radhazi në Snapchat ku fillimisht shprehet me ironi; edhe sikur ta takojnë nga afër, njerëzit prapë do të thonë se ka përdorur Photoshop!

Ajo vijon më tej duke thënë se; kjo tregon se ata janë budallenj dhe se Ajo është thjesht shumë e lezetshme. Enca këmbëngul që të heqin dorë nga këto ‘broçkulla’ dhe shton se nëse vetë Ata që e komentojnë janë të shëmtuar dhe të dëshpëruar, nuk kanë pse të gjithë të jenë si Ata.

“Budallallëqet tuaja nuk më kanë bërë më pak të suksesshme apo më pak të bukur, thjesht më kanë bërë t’ju shaj nga nënat!”,- shkroi ajo në Snapchat.

Nuk dihet se kujt ekzaktësisht i referohet ky shpërthim i 20-vjeçares por me sa duket, dikush vërtetë do ta ketë mërzitur topolaken e lezeçme të skenës.

SHKARKO APP