Shpërthen Fifi: Mjaft më, kam dalë në publik si psikopate

Marrëdhënia mes dy banorëve në ”Big Brother albania Vip”, Fifit dhe Granitit është krisur ditët e fundit. Dyshja ka vendosur që të shkëputet nga njëri-tjetri dhe t’i lënë hapësirë më shumë raporteve me banorët e tjerë.

Kjo gjë ka nxitur edhe debate të njëpasnjëshme mes tyre por edhe nga ndërhyrja e banorëve të tjerë. Një këshillë gjatë spektaklit të sotëm nga opinionistët duket se ngjalli një revoltë nga ana e Fifit.

”Mjaft me këtë gjënë, kam dalë në publik si një psikopate. Ju lutem mjaft më, e kam lënë të lirë. Nuk e kam penguar për asgjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbër Hajdari nuk nguroi t’i tërhiqte këngëtares një vërejtje për tonet e larta të zërit. Këtij evidentimi ajo iu përgjigj ”Kështu jam, nuk kam çfarë të bëj dhe nuk ndryshoj dot. Më falni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?