Shpërthen mamaja e Erës: S’krahasohet me Duan dhe Ritën

Për 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ekipi i “Image of Kosova” ka preferuar një slogan të tillë përfaqësues:

Në të shfaqet imazhi i Rita Orës, Dua Lipës dhe xhudistes Majlinda Kelmendi si tre ambasadore dinjitoze të shtetit të ri, ndërkohë që shkruhet “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën!” Menjëherë është komentuar fakti se përse treshes nuk i është bashkuar edhe Era Istrefi, e mirënjohur gjithashtu në tregun botëror muzikor (mjafton të kujtojmë vetëm Bonbon-in e famshëm!)

Swiss Digital Desktop Reklama

Mamaja e Erës, Suzana Istrefi i tha ca fjalë të mira kujtdo që sipas saj nuk diti t’ia vlerësonte vajzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizenjuar [sloganin] edhe se unë e kanë vendosur Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar. Ata që nuk e kanë vendosur nuk ka problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas”,-tha ajo e revoltuar përsëri për gazetën Express.

Suzana tha se suksesin që e ka arritur Era, e ardhur nga një vend i vogël si Kosova nuk e ka arritur asnjë artist, qotë i filmit, muzikës popullore, pop etj.

”Dua dhe Rita kanë arritur shumë por nga një vend që është njëri prej vendeve më me perspektivë dhe më të zhvilluar në botë. Unë jam nëna më krenare në botë”. Ai që supozohej të ishte një slogan bashkues përfundoi në zemërata dhe përçarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?