Shpërthen Miri: 120 ditë presion, por i mbylla gojën kritikëve. S’kam kohë për njerëzit fallco

Finalisti i ”Big Brother Albania VIP 5”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family, ka zbuluar detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij. ”Nuk ka qenë e lehtë sepse ky Big Brother për mua ka qenë një eksperiencë komplet ndryshe sepse mund ta mendoja si ishte por si e jetova ishte komplet diçka tjetër dhe jam i kënaqur në fakt me atë që kam jetuar aty. Eksperienca ishte shumë e fortë, shumë”,-tha artisti i ftuar në emisionin “Pardon My French”.

Si ndihet Miri në lidhje me komentet që ka marrë tani që BBV ka përfunduar dhe ka parë çdo gjë? ”Të them të drejtën i kam vënë në një peshore, duke qenë dhe vetë Peshore. Te peshorja anonte pjesa e komenteve pozitive sidomos kur vjen dhe fundi i Big Brother sepse ai zgjat 120 ditë ku ti ke ulje dhe ngritje, por në fund është ajo që situatën e ngre peshë. Në momentin që në fund të BBV unë shikoj që kisha shumë komente pozitive për çfarë unë po shfaqja edhe në fund të këtij Big-u më bën të ndihem mirë dhe krenar për çfarë kam bërë në 120 ditë me të mirat dhe me të këqijat. Ndihem i lumtur dhe kur takoj njerëzit jashtë”.

Tani që gjithçka ka përfunduar në lidhje me ish-banorët e tjerë si e ka raportin Miri? ”Është e njëjta qasje, atë që kam pasur brenda e kam dhe jashtë me të gjithë. Me ata që kam shkuar mirë dhe jashtë po shkoj shumë mirë ndërsa me ata që nuk kam shkuar mirë normalisht që nuk do shkosh mirë sepse ka një problem që shumë banorë atje i kanë marrë gjërat shumë personale. Unë ia kam lënë lojës gjithçka çfarë ka ndodhur atje dhe jeta vazhdon me një dimension tjetër, me dimensionin e jetës. Unë kam të njëjtën qasje me të gjithë, por që të përpiqem unë që të bëhem njerëzor me ata që nuk duan që të jenë njëzor më fal por duhet ta kuptojnë vetë atë pjesë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?