“Shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat”, Stresi viziton banorët e Bubqit

Këngëtari i njohur, Stresi ka vendosur që të jetë pranë të dëmtuarëve nga tërmeti.

Reperi ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video në të cilat shfaqet në fshatin Bubq pranë njerëzve dhe shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Jo rrobat e trupit po shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat”, ka shkruar artisti krah videos ku duket se ka përqafuar një të moshuar. Në pamjet e radhës Stresi ka ndarë problematikat e vendit dhe dëmtimet e mëdha që kanë pësuar shtëpitë e banorëve në Bubq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimet në rrjetet sociale dhe mbështetja e personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar ka qenë tepër e madhe, ndërsa një pjesë e tyre i kanë përdorur llogaritë në ‘Instagram’ dhe për të shpërndarë informacione rreth ndihmave të shumta që janë ofruar nga shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?