FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Shqipëria është një vend bullizues”, Monika Kryemadhi tregon çfarë i thonë fëmijët

E ftuar në emisionin ”Shqipëria Live”, Monika Kryemadhi ka treguar reagimet e fëmijëve të saj për daljet televizive.

”Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

Ajo u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi shtoi se me kalimin e kohës, edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative. ”Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?