“Shqipërisë i duhet brishtësia”, Kiara ia thotë troç Luizit: Bashkë në finale, po të “përdor” për lojë
Si kurrë më parë, çifti Luiz-Kiara kanë thyer çdo rekord të shikueshmërisë. Çiftet në formate si “Big Brother” është e vështirë që të pëlqen të dy nga publiku. Kështu po ndodh me Luizin dhe Kiarën në “BB Vip2″”, ku për këtë të fundit ka një valë negativiteti në rrjete sociale. Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara. Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka.
Më herët Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip 2”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”,-tha Luizi.
Por Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.
Biseda:
Luizi: Deri kur jemi bashkë?
Kiara: Deri në finale.
Luizi: Po pastaj?
Kiara: Pastaj shohim.
Luizi: Për lojë po më shfytëzon?
Kiara: Po.