Shqiptarët mendjen te Luizi e jo tek hallet e tyre: E puthi Kiarën, e puthi!

Big Brother organizohet shkëlqyer nga TCH. Kjo nuk ka nevojë për koment.

Por të bën përshtypje në rrjete sociale, njerëzit me shumë shqetsohen për Luizin e Big Brother VIP se sa për hallet e tyre.

Një korrespodent i Koha Jone në Veri të vendit tregon se ishte për përmbytjet e ujit në ato zona dhe në kafen e fshatit me shumë diskutohej e debatohej për Luizin në Big Brother se sa për tokat e tyre nën uji!

Bile, korrespodenti i “KOHA JONE”, tha se fshati kishte dy ditë pa drita dhe se në kafen e katundit kishin ndezur gjeneratorin që të karikonin celularët vetëm e vetëm që të shikonin Big Brother dhe komentet në facebook.

-Shiko, shiko, ça po iu ban Luizi!- bërtiste njëri në kafe.

-I madh ky, pupupu! E përqafoi Kiarën! Bravo, bravo Luiz!- thoshte tjetri.

Dhe kështu pa fund njerëzia merret me Luizin, duke harruar se tokat i kishin nën uji, se nuk kishin energji eletrike në shtëpitë e tyre apo se nuk kanë punë e shpresë.

Natyrisht që Luizi tashmë u bë njeri popullor, por nuk e kemi fjalën se ka faj Luizi që njerëzia harron hallet e veta familjare, porse kjo është kultura e shoqerisë shqiptare!

 

SHKARKO APP