Shqiptari Arben Lumi, një nga 5 berberët më të mirë në botë

Arben Lumi është një ndër 5 berberët të botës, shpallur i tillë nga International Barber Awards.

Në këtë konkurs botëror, që konsiderohet si Oskar në këtë sektor, Arben Lumi tregoi talentin dhe pasionin e tij duke u vlerësuar me një çmim vërtetë inkurajues dhe duke i bërë shqiptarë krenar duke shkëlqyer në këtë kompeticion ndërkombëtar

Lumi  e ka ushtruar këtë profesion për shumë vite në provincën Weissenburg të Bayernit ka arritur shumë rekord jo vetëm në Gjermani por edhe në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht shkëputjes së gjatë nga Kosova  dhe zhvendosjes së tij familjarisht në Gjermani, Arben Lumi nuk heziton të ndaj me miqtë në rrjete sociale imazhe dhe përjetime të vendin e tij të lindjes, simbolet kuqezi dhe të ndihmoj shqiptarët e që t’i bashkohen konkurseve të tilla nëse kanë një talent në prerje dhe stilimin e flokëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akutalisht berberi me famë botërore po kontribuon që të tjerë të rinj ti bashkohen  International Barber Awards 2018/19, ndaj do të organizoj takime dhe kurse kualifikimi në datën 17 qershor në Tiranë. Do të përzgjidhen 5-6 persona  që do të jenë pjesë e këtij kualifikimi që do të asistohen nga Arben Lumi që do tu mundësoj pjesëmarrje në këtë konkurs ndërkombëtar.

I lidhur ngushtësisht me Shqipërinë, ai thotë se do të ofroj të gjithë mbështetjen si dhe praktike edhe në sallonin e tij në Gjermani, për të rinjtë shqiptarë që kanë talent në këtë fushë.

Mbase një tjetër shqiptarë do të përzgjidhet në këtë Oskar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?