Shuhet Fitim Makashi, ikona e skenës dhe babai i Redon Makashit

Aktori Fitim Makashi ka ndërruar jetë këtë pasdite në spital, duke humbur betejën për jetën në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ishte babai i këngëtarit të njohur shqiptar Redon Makashi, i cili ka folur më herët për sfidat shëndetësore që babai i tij po përballej me to. Sipas një interviste të mëparshme, Redon ka treguar se babai ishte duke luftuar prej muajsh me probleme shëndetësore komplekse përpara se të ndërronte jetë.

Makashi u shqua si një figurë e rëndësishme në artin skenik dhe kinematografik shqiptar. Ai luajti role të ndryshme në teatër dhe film, duke lënë gjurmë në skenë dhe në ekran, duke kontribuar në zhvillimin e artit dramatik shqiptar.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?