Shuhet këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

Ikona e grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne është shuar në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. “Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. U kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë”, thuhet në deklaratën e familjes.

“Princi i Errësirës”, Ozzy Osbourne tronditi dhe mahniti me grupin e tij heavy metal, Black Sabbath. Për shumë vite, fansat mendonin se Osbourne duhej të ishte i pathyeshëm. “Kumbari i Metalit” i kishte mbijetuar dekadave të jetës së vështirë, duke përfshirë abuzimin me drogën dhe alkoolin.

Osbourne u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2019. Vetëm dy javë më parë, ai luajti në koncertin e lamtumirës së Black Sabbath në qytetin e tij të lindjes, Birmingham.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?