Shuma marramendëse e shtatzënisë së Meghan Markle

A e dini sa ka kushtuar e gjithë shtatzënia dhe lindja e Meghan Markle? Djali i dukës dhe dukeshës së Sussex-it, Archie Harrison erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë. Veshjet e Meghan-it si dhe lindja në një spital privat kanë kushtuar jashtëzakonisht shumë.

Pak javë para lindjes, Meghan organizoi edhe baby shower, në New York, event në të cilin morën pjesë edhe shumë personazhe të njohur. Sipas mediave kjo festë ka kushtuar plot 33 mijë paund.

Gjatë muajve të shtatzënisë, të gjitha veshjet e të markave të shtrenjta të Meghan kanë kushtuar rreth 500 mijë paund. Meghan i është nënshtruar edhe shumë trajtimeve në disa prej qendrave më luksoze në West London SPA. Gjithashtu edhe lindja e të voglit Archie në një spital privat ka kushtuar shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave britanike, e gjithë periudha e shtatzënisë dhe e lindjes ka shkuar plot 1.1 milionë paund. Po ashtu edhe veshja vogëlushit në daljen e tij të parë ka kushtuar pasi ishin zgjedhur markat më të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?