Shuplaka i kushton shtrenjtë, aktori Will Smith pezullohet për 10 vite nga çmimet ”Oscar”

Shuplaka që i dha prezantuesit Chris Rock në mbrëmjen gala të çmimeve ”Oscar”, po i kushton shtrenjtë aktorit Will Smith, i cili pezullohet për 10 vite nga çmimet ”Oscar”.

Akademia e Arteve dhe Shkencës së Filmit, e cila organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve ”Oscar”, u mblodh praktikisht të premten për të diskutuar masat disiplinore.

”Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, sipas Presidentit të Akademisë, David Rubin dhe CEO-s Dawn Hudson.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?