Shuplaka për aktoren iraniane? Reagon Brigitte Macron: Nuk e shikoj kurrë telefonin e Emmanuelit

Franca është përfshirë në debat për jetën private të Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Macron, pas publikimit të disa pretendimeve në librin “Një (çift) (pothuajse) perfekt” të gazetarit Florian Tardif. Sipas autorit, çifti presidencial pati një përplasje pas marrëdhënies së pretenduar platonike të Macron me aktoren iraniane Golshifteh Farahani. Libri pretendon se kjo ishte arsyeja e incidentit të komentuar gjerësisht në pranverën e vitit 2025, kur kamerat filmuan Brigitte Macron duke i shtyrë fytyrën presidentit francez në momentin që u hap dera e avionit gjatë një vizite zyrtare në Vietnam.

Gazetari pretendon se Brigitte Macron kishte parë mesazhet e shkëmbyera mes bashkëshortit të saj dhe aktores iraniane. Në një prej tyre, Macron dyshohet se i kishte shkruar Farahanit: “Të gjej shumë të bukur”. Sipas autorit, komunikimi mes tyre kishte vazhduar për disa muaj.

Megjithatë, Brigitte Macron e ka mohuar kategorikisht këtë version. Burime pranë saj i thanë gazetës franceze Le Figaro se ajo “nuk e kontrollon kurrë telefonin celular të bashkëshortit të saj” dhe se ia kishte sqaruar këtë autores që më 5 mars, por sipas tyre ky detaj nuk u përfshi në libër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht mohimeve, Florian Tardif këmbëngul në pretendimet e tij. Ai deklaroi se informacionet i janë konfirmuar “vazhdimisht nga njerëz të afërt me çiftin”, duke shtuar se disa nga mesazhet e shkëmbyera “kishin shkuar mjaft larg”. Sipas tij, kjo situatë shkaktoi tensione serioze në çift dhe solli “publikimin e pavullnetshëm të një skene private”, duke iu referuar debatit që dyshohet se ndodhi në avion pas mbërritjes në Vietnam.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?