Si arriti Dakota Johnson linjat perfekte në Fifty Shades Freed

Kohët e fundit të pasurit një trup me forma duket se është kthyer në trend, jo vetëm për personazhet publik por dhe për njerëzit e thjeshtë. Të gjitha vajzat ëndërrojnë të kenë trup dhe linjat perfekte, për t’u ndjerë mirë por mbi të gjitha për t’u dukur tërheqëse. Të arrish trupin e dëshiruar duket se nuk është e pamundur, mjafton vullneti dhe dëshira.

Këtë na e tregon më së miri protagonistja e Fifty Shades Freed, aktorja Dakota Johnson. Do pyesin veten me të drejtë si arriti ajo ta sillte trupin e saj në formë për rolin Anës në filmin e famshëm?

1-Dakota filloi të trajnohej në vitin 2016 për filmin e 2018-ës. Pra dy vite punë intensive. Ajo zgjodhi të njëjtin trajner me Jessica Albën, Ramona Braganza, themeluesi i  3-2-1 Fitness Training Method.

Swiss Digital Desktop Reklama

2-Dakota u ushtrua pesë herë në javë për 30 deri në 60 minuta në ditë. `Në muajt e parë filluam trajnimin intensivisht, më vonë e reduktuam në 30 minuta,-shpjegon Ramona. Asaj i pëlqente të bënte ushtrime të ndryshme, e sidomos joga, pavarësisht mungesës së gjumit për shkak të xhirimeve. Ushqimi i shëndetshëm ishte një tjetër meritë për arritjen e rezultateve që ajo dëshironte.

Swiss Digital Mobile Reklama

3-Dakota u mësua shumë shpejt me mënyrën e re të të ushqyerit dhe e mbajti këtë regjim për muaj me rradhë. Dakota ishte shumë e kënaqur me trupin e saj të ri. `Muskujt e barkut ishin shumë të rëndësishëm për të, ajo ndihej krenare dhe e sigurt ne vetvete`,- tregon Ramona. Prandaj vajza, nëse dëshironi një trup joshës dhe me forma filloni të ushtroheni, me pak punë çdo gjë arrihet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?