Si do të quhet djali i Meghan dhe Princ Harry-t, Artur apo Eduard?
Bastexhinjtë në të gjithë botën, nuk flenë të qetë. Pasi kanë shpenzuar energji dhe para në ditën e lindjes, tani është momenti për të lexuar përllogaritjet dhe statistikat historike dhe për të imagjinuar se cili do të jetë emri i fëmijës së parë të Herrit dhe Meghan Markle. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e bastexhinjve, nuk kanë dyshime. Sipas tyre, i ardhuri i ri në familjen mbretërore do të quhet Artur apo Eduard.
Për zgjedhjen e emrin nuk ka detyrime mbretërore, por pallati i Bakingamit nuk e ka fshehur asnjëherë se preferon emrat që nderojnë paraardhësit. Ndokush është i bindur se do të quhet Filip, për ti bërë homazh gjyshit të Herrit. Sidoqoftë, nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e emrit të dytë, të tretë e pse jo edhe të katërt…
Bebja e re do të jetë i shtati në linjën e fronit, por kjo nuk e bën atë automatikisht një princ. Ishte mbreti Xhorxh i V ai që kufizoi përdorimin e titullit. Vetëm mbretëresha mund të bëjë tani një përjashtim, siç ndodhi edhe me rastin e dy fëmijëve më të vegjël të Uilliamit dhe Kejtit që janë shpallur princesha Sharlot dhe Princi Luis, falë një amendamenti të kërkuar nga vetë sovrania.
KOHA JONË SONDAZH

