‘Si është burri yt në krevat?’ Ami i përgjigjet Ermalit

Intervista e mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Xing me Ermalin’ përveçse ndër më të veçantat, ishte edhe më e sikletshmja për moderatorin Ermal Mamaqi.

I vendosur përballë bashkëshortes së tij, ai nuk është kursyer, teksa i ka bërë të ftuarës së tij edhe pyetje tejet private.

Ndërkohë që i drejtohej vetes në vetë të tretë, Mamaqi e pyeti gruan e tij se si është bashkëshorti i saj në shtrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja shkaktoi të qeshura në publik, ndërsa Ami preferoi ta kalonte duke thënë se duhet të flasë më shumë për veten se sa për bashkëshortin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermal Mamaqi: Është një pyetje me shumë interes për publikun. Yt shoq si është në shtrat?

Amarda Toska: Tani Ermal si e ke hallin? Më ke ftuar mua këtu, apo do vazhdojmë të flasim për ty? Nëse është kështu, të iki unë dhe të jap ndonjë intervistë me shkrim.

Ermal Mamaqi: Jo mi, desha të të pyes a je e kënaqur nga burri? A ka diçka që mund të bëjë më mirë?

Amarda Toska: Po sigurisht që ka gjithnjë gjëra që mund të bëhen më mirë, por kjo është temë tjetër. Unë mendoj të flasim pak për mua, ta lëmë burrin pak veç…

Ermal Mamaqi: Sigurisht…, paska gjëra të tjera që mund të bëhen më mirë… Mos u ngopsh. Po shumë mirë e ke, do flasim për ty.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?