Si është e vërteta për raportin e dy kunatave, Nora flet më në fund për Tunën

Pasi u mësua se Tuna dhe Patrisi janë bashkë e kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë, lajmet se si shkojnë Tuna dhe Nora, si dy ish-shoqe në dy kunata, ishte të panumërta. Portalet, duke e larguar fokusin nga marrëdhënia e Tunës me Patrisin, u përqëndruan të raporti i ri që do të ndërtonin Tuna dhe Nora, dikur shoqe të ngushta.

Asgjë nuk ndodhi, askush nuk foli më shumë për këtë marrëdhënie. As Tuna, as Nora. Ndonjë pyetje për dy kunatat, shumë-shumë i është bërë Robertit, i cili, pa shumë detaje, ka thënë se Nora dhe Tuna e kuptojnë mirë njëra-tjetrën meqenëse janë të të njëjtit profesion, por kanë secila angazhimet e veta artistike, kështu që nuk është e thënë të takohen shpesh për të kuptuar se kanë marrëdhënie të mirë e korrekte.

Në një kohë kur asnjëra prej këngëtareve nuk ishte prononcuar deri tani, erdhi koha që Nora të mos e anashkalojë pyetjen e drejtpërdrejtë për Tunën. Në një intervistë të fundit për Express, këngëtarja ka folur edhe për Tunën, por sërish duke iu shmangur pyetjes. Edhe pse i është kërkuar të rrëfejë raportin e vërtetë që ka me Tunën, meqenëse është përfolur mjaft në media e portale kohët e fundit, Nora kthen përgjgjien që do vetë: “Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit” pa dhënë asnjë detaj për pyetjen ‘si i keni në të vërtetë raportet me njëra-tjetrën’

SHKARKO APP