Si është marrëdhënia me Borën tani që është ribashkuar me Donaldin? Vin Veli flet për ish-partneren

Vin Veli edhe pse prej kohësh është ndarë nga moderatorja Bora Zemani, një gjë do t’i bashkojë gjithë jetën, djali i tyre Arbori. Ata kanë ditur sesi të jenë prindër dhe miq të mirë në çdo moment për djalin e tyre.

Por, a është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale, tani që Bora është ribashkuar me Donald Veshajn? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë DJ i njohur në një intervistë të fundit.

Së fundmi në një intervistë, ai është shprehur se mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim pasi kanë djalin të përbashkët. Teksa ka folur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon vazhdimisht përmes telefonit.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin. Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen time gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

SHKARKO APP