“Si është të punosh me Eduartin” ja si përgjigjet Arbana Osmani
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nuk e fshehin më lidhjen e tyre dhe kjo duket përmes fotove të përbashkëta!
Duke qenë se ata janë gjithë kohës bashkë nuk mungojnë as kërkesat e ndjekësve për të postuar foto të të dyve bashkë si dhe pyetje nga lidhja e tyre.
E së fundmi ka qënë Arbana e cila ka organizuar rubrikën pyetje përgjigje në Instagram lidhur me sezonin e ri të emisionit të saj ‘Dua të bëj të lumtur’ ku është regjisor dhe Eduart Grishaj.
Në mes të shumë pyetjeve që i’u drejtuan moderatores sigurisht kishte dhe pyetje në lidhje me Eduartin:
‘Si është të punosh me Eduartin? ishte pyetja që ndjekësja i drejtoi Arbanës.
Dhe në përgjigjen e saj moderatorja ka treguar se edhe pse ka raste që ata duan ta ‘vrasin njëri tjetrin’ është i vetëm person pa të cilin ajo nuk mund ta bëj emisionin.
‘Mirë është ka raste që dua ta vras, ka raste që don të më vras, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëj emisioni’ është shprehur Arbana.