Si po e pasurojnë Emily Ratajkowski-n fotot seksi në Instagram
I keni parasysh fotot seksi të Emily Ratajowksit? Sigurisht që po. Epo, dijeni që modelja nuk i poston ngaqë thjesht duket mirë apo i pëlqen vëmendja. Është e gjitha pjesë e një plani biznesi. Fotot seksi janë zakonisht mënyrë për të promovuar linjën e saj të rrobave të banjës ose veshjeve, Inamorata. Dhe kur njerëzit e quajnë “budallaqe” ose “ku*vë,” ajo s’i dëgjon dot sepse është shumë e zënë duke numëruar lekët.
https://www.instagram.com/p/ByVelBJBt92/?utm_source=ig_embed
Në një video për Poosh, faqen e Kourtney Kardashian, Emily shpjegon: “Kur postoj një foto seksi, në fillim komentojnë ‘oh Zot, lakuriq prapë, je kaq budallaqe s’ke asgjë për të ofruar!’ Ndërkohë unë po mbaj një biznes në këmbë falë këtyre fotove. Është pjesë e imazhit të biznesit. Më vjen për të qeshur me idenë e këtyre burrave të vjetër, me kostume që thonë ‘s’kemi pse e marrim seriozisht atë’ teksa unë fitoj më shumë para se ata”,-thotë Emily. “Është çmenduri që në 2019-n ekziston ende një paragjykim i tillë”.
KOHA JONË SONDAZH

