Si i ka marrëdhëniet me vjehrrën? Kiara Tito: Nuk e kisha menduar ndonjëherë…

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka folur për herë të parë për raportin me vjehrrën e saj. E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tha se janë si shoqe dhe i thotë Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

E pyetur nga moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, se çfarë thotë mamaja e Luiz Ejllit për shtatzëninë dhe emrin që do i vendosin vajzës, Kiara tha:

“Mamaja e Luizit ka qenë prezentë aty kur ne e morëm vesh lajmin e shtatzënisë dhe nuk po i besohej. Edhe ajo me lot në sy, e lumtur, e gëzuar pafund, si nënat. Për emrin nuk ka thënë gjë akoma”.

Duke qenë se nëna e këngëtarit të dashur për publikun jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, moderatorja tha se flasin shpesh në telefon dhe se vjehrra është shumë meraklie dhe e pyet shumë për vajzën.

“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pëlqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie. Sigurohet se gjithçka është mirë dhe mbyllet telefonata”, tha Kiara.

SHKARKO APP