Si ka ndikuar ardhja në jetë e Lunës tek jeta në çift? Kiara: Imagjino kur të bëjmë të dytin

E ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Prej më shumë se një viti, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe rrallë ka dhënë intervista, por këtë herë Kiara do të na zbulojë gjithçka. Tashmë ajo do të nisë një rrugëtim të ri në karrierën e saj si moderatore e emisionit më të njohur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”. Edhe pse ajo ka vite në këtë profesion, tashmë rikthehet me një status të ri.

Prej disa muajsh tashmë Kiara është bërë nënë për herë të parë, ndaj e pyetur se si do të ndihet në këtë eksperiencë, ajo u përgjigj: Kam marrë statusin më të bukur në botë. Me Lunën e kam patur kiminë që kur e kam patur në bark. Nuk më ka ndodhur që mos ta kem atë lidhjen me bebushen, thjesht nuk kam qenë nga ato mamat me fiksime. Kam qenë shumë e lirshme dhe shumë mirë kam bërë, sepse goca është për bukuri dhe i kam hequr vetes një stres të kotë që duhet ta heqë çdo mama. Këto gjëra që mos ta marrin më sysh nuk i besoj fare. Tani që të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është fushë me lule. Patjetër që ka vështirësite e veta dhe besoj që do të flasim edhe për këto.

Sipas studimeve, thuhet se ardhja në jetë e një fëmije mund ta ftohë pak marrëdhënien në çift. A ka ndodhur një gjë e tillë mes saj dhe Luiz Ejllit?

Absolutisht, jo. E vetmja gjë që ka ndodhur është se ka patur disa momente gjatë shtatzënisë që kam qenë pak më me nerva, që askush nuk e beson këtë duke më njohur, por më ka bërë përshtypje qetësia e Luizit. Domethënë ka patur një lloj qetësie që më ka habitur. Me të vërtetë. Mënyra se si ka menaxhuar qoftë nervat të një gruaje me hormone, por më ka habitur me të vërtetë. Luna na ka sjellë veç lumturi dhe na e ka përmirësuar akoma edhe më shumë marrëdhënien. Na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Imagjino kur të bëjmë të dytin se çfarë do të bëhet.

SHKARKO APP