Si reagon Albani kur dëgjon këngët e tij në radio apo lokal?

Na vendosni në sfond një këngë të Alban Skënderajt në çdo moment të ditës, ju sigurojmë që do t’i ngremë volumin aq shumë sa mund të na dalë gjak nga veshët (ok kjo nuk është e shëndetshme dhe s’duhet të ndodhë).

Megjithatë, çështja është se këngëtari ka një repertor lehtësisht të identifikueshëm dhe njerëit ia adhurojnë tekstet që krijon dhe muzikën që bën. Jo më kot biletat për koncertin e tij të ardhshëm janë shitur në kohë rekord.

Por për Albanin nuk funksionon kështu. Artisti ka treguar për ‘Wake Up’ se kur dëgjon këngët e tij, i ul zërin radios.

“Kur jam vetëm edhe e ngre zërin ndonjëherë”,-tregon babai i Amelisë. “Kur jam me njerëz vihem pak në siklet… Edhe kur shkoj diku dhe vendosin një këngë timen, në shenjë respekti, nuk e di, është kulmi.”

Dhe ndodh t’i afrohet punonjësve të lokalit dhe t’i thotë nën zë: ‘Ule pak se na turpërove, se është turp’.

Ç’është kjo modesti kështu?

SHKARKO APP