Si ta bëni partnerin të lumtur? Kim Kardashian ju jep një ide
Të surprizosh partnerin apo partneren ndonjëherë mjaftojnë vetëm detajet apo një ide speciale.
Në qofte se doni të realizoni një surprizë por ende nuk keni nje ide konkrete, Kim Kardashian ju vjen në ndihmë me sugjerimin e saj.
Ajo ka arritur ta bëjë të lumtur partnerin e saj duke organizuar një udhëtim surprizë.
Bashkangjitur fotos së publikuar në “Instagram” ku Kanye duket shumë i lumtur, Kim ka shkruar: “Koha kur e surprizova Kanye me një udhëtim në Japoni për ditëlindjen e tij.
Ai duhet ta zbulonte ku po shkonim bazuar tek ushqimet dhe revistat që unë kisha grumbulluar. Ai ishte shumë i lumtur”.