Si ta quaj këtë dashuri/Lamtumirë Akash dhe Pajal, çifti shkojnë në Amerikë, ja ç’do ndodhë nesër

Akash dhe Pajal takohen me të gjithë familjen para se të nisen për në Amerikë. Të gjithë përloten. Akash i thotë Kushit të kujdeset për Arnavin. Akash dhe Pajal largohen. Familja Raizada fillon përgatitjet për Festën e Dritave. Kushi gatuan ëmbëlsirë ladu.

Arav do që të marrë një por Kushi nuk e lejon pasi do i çojë në tempull. Arav nxehet dhe bërtet: Çfarë kuptimi ka të bësh ladu dhe mos t’i hash? Kushi mundohet t’ja shpjegojë por Arav thyen një vazo. Kushi i thotë Arnavit se Arav duhet të mësojë të sillet mirë dhe të kërkojë falje.

Arav është i mërzitur dhe nuk do t’i flasë njeriu. Të gjithë i japin ladu Aravit. Arnav i jep të gjithëve dhurata për festën por ka harruar Aravin. Arav mërzitet. Arnav i thotë Aravit të shkojë në dhomë. Kushi mendon se mos Arnav do i bërtasë Aravit që u soll keq dhe shkon pas tyre.

Të gjithë habiten kur hyjnë në dhomën e Aravit. Arnav i ka ndërruar të gjitha mobiliet e dhomës së Aravit dhe i ka blerë biçikletë dhe shumë gjëra. Arav e përqafon Arnavin dhe i thotë se është babai më i mirë në botë.

Kushi i thotë Arnavit se kjo që bëri nuk është mirë pasi kështu po e llaston Aravin dhe sa herë ai të mërzitet do kërkojë gjëra rë shtrenjta. Ata zihen. Kushi vendos të bëjë si Arnav. Ajo gjatë gjithë ditës aktron si ai dhe i habit të gjithë me sjelljen.

Arnav e kupton që i ka folur ashpër Kushit kur u grindën dhe vendos që të bëjë diçka. Ai bën sikur po flet me një vajzë në telefon për punë që Kushi të bëhet xheloze. Por Kushi aktron sikur nuk i intereson./revistawho

SHKARKO APP