Si u rikthye në formë pas lindjes? Beyonce zbulon dietën që mbajti

Këngëtarja e famshme, Beyonce, mori vëmendjen e të gjithëve 1 vit më parë me performancën e saj në Coachella. Këtë eksperiencë ajo e ka ndarë me të gjithë përmes disa videove.

Beyonce e kishte të planifikuar që do merrte pjesë në 2017, por shtatzënia e detyroi ta shtynte për një vit. Ajo u rikthye shpejt në formë, pas lindjes së binjakëve përmes dietës 22-ditore. Kjo dietë e cila u themelua nga fiziologu Marco Borges, e ndihmoi Beyoncé të arrinte qëllimet e saj për humbjen e peshës.

Tani ajo është bashkuar me Borges për të ndihmuar në promovimin e kësaj diete, që mund ta shikoni në videon më poshtë.

Beyoncé - 22 Days Nutrition

SHKARKO APP