Situata me Eglën dhe hedhja e panës në kokë, Rike Roçi: Do ta bëja sërish
Rike Roçi aventurën e saj në ”Big Brother Albania Vip 3” e mbylli të shtunës. Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Wake Up”, dhe ndër të tjera u pyet nëse ishte penduar për veprimin që kishte bërë ndaj Eglës kur i kishte hedhur panën në kokë, pamjet e veprimit të cilat ishin bërë virale në internet.
“Jo s’jam penduar, do e bëja sërish me thënë të drejtën. Isha shumë e ngarkuar dhe nuk ishte gjëja e parë që bënte Egla ndaj meje. Vazhdonte, vazhdonte, vazhdonte dhe dikur u mbush kupa”, tha Rike për tensionin që kishte pasur me Eglën.
Ajo gjithashtu ka folur edhe me raportin që kishte pasur me Meritonin brenda shtëpisë, megjithëse raporti mori kahe tjetër për shkak të Ilnisës. Rike potencoi se nëse Ilnisa nuk do të ishte në shtëpi ajo do të kishte një raport tjetër me Meritonin.