Situata mes Adionit dhe Mozës, Agai merr vendimin e fortë

Një sfidë dhe një lojë argëtuese është kthyer në “mollë sherri” mes Adionit dhe Mozës. Fermerëve u ishin dhënë disa tollumbace, të cilat duhet ti mbanin sa më gjatë të fryra. Tentativa nga fermerët për të çarë tollumbacet e njëri-tjetrit kanë qenë nga më të ndryshmet.

Por në një moment kur Adi i çan tollumbacen në fytyrë Mozës, kjo e fundit e qëllon me bisht fshese, duke deklaruar se të gjithën e ka pasur në kuadër të shakasë dhe lojës. “Ndihem i dhunuar 1 milionë herë. Mozën e kam falur se është në moshë. Më ka rënë shuplakë dhe e kam lënë”, tha Adi.

Ndërsa vetë Moza ka deklaruar: “Topin e parë ma çau Gresa pa niur loja. Shkoj të marr top për vete, për këtë dhe topin e tij ma çan në fytyrë. Ky, Gresa dhe Romiri më vijnë si përbindësh. Tani luajti ky, luajta dhe unë dhe i rash me bisht fshese për lojë. Me bisht fshese, nuk i ra mbrojtja. Por nuk do merrem më. Kur i çon Agai në sfida, kalojnë në tela, në gjemba, duart me gjak dhe ankohen për një bisht fshese. Gjithë kjo tragjedi për një bisht fshese, nuk do u prek më asnjë fije floku”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Agait është televotim kokë më kokë, Adion-Moza. Njëri prej tyre del sonte nga Ferma!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?