Situata mes vajzave në Big Brother, Egla i hap derën e dushit dhe Roza e acaruar e lag me ujë
25 maji po afron, dhe fituesi i ”Big Brother Albania Vip 3” do të shpallet atë natë. Një ngjarje mori shumë vëmendje sot, dhe është ajo e sherrit mes Eglës dhe Rozës, përplasje kjo që ndodhi sa Roza ishte duke u larë. “Roza xheloze, kam një të qepur poshtë gjurit të majtë, do të ma shohësh pastaj”,-filloi Egla.
Teksa Egla ia hap derën e dushit, Roza e acaruar e lag me ujë dhe kërkon që të mos ia hapë derën.
Egla: Kam një të qepur poshtë gjurit, ti merresh me qepje, a merresh me qepje.
Roza: Mos ma hap derën, mos m’u afro në hapsirën time private, më lër të lahen.
Egla: O rrobaqepësja e vogël, ku më kanë qepur mua?