S’ka muaj mjalti për Besin dhe Xhensilën, fajin e kanë fansat!

Gati 10 ditë kanë kaluar nga dasmat e bujshme të Besit dhe Xhensilës dhe dyshja e njohur nuk ka shkuar ende për muaj mjalti. Me sa kemi kuptuar nga postimet e tyre në rrjete sociale, vazhdojnë të jenë në Tiranë, duke përmbyllur ato që duket se janë projektet e fundit para arratisjes së ëmbël drejt një-Zot-e-di-ku.

Nëse ka diçka që mori më shumë reagime pas dasmës sesa Xhensila apo fustanet e zgjedhura, ishin këngët që dy artistët i dedikuan njëri-tjetrit. Besi me “Skifterja zemrës”, kurse Xhensila me këngën “E ke ti çelësin e zemrës time”.

Dy projektet e padëgjuara më parë jo vetëm u pëlqyen nga fansat, por vazhdojnë të kërkojnë publikimin e tyre me këmbëngulje në çdo koment, në çdo foto.

Dhe ata po sigurohen të çojnë në vend vullnetin e popullit. Në një kohë kur duhet të ishin duke ëmbëlsuar njëri-tjetrin, vazhdojnë të punojnë. Besi ka njoftuar ndjekësit e tij se “Skifterja e zemrës” është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do mund ta dëgjojnë të gjithë.

Xhensila nga ana tjetër ka qenë më e rezervuar për këngën e saj, por me suksesin që pati vetëm me refrenin e publikuar, dyshojmë se do ta lërë me aq. Ndërkohë pushimet duhet të presin.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=h6CmHJ7bhSs” width=”560″ height=”315″]

https://www.instagram.com/p/BY84mCQD3rf/?taken-by=bes_kallaku

SHKARKO APP