Skandalet seksuale në Hollywood rikthejnë Monica Lewinsky-n, ja çfarë thotë për Bill Clinton

Monika Lewinski ka folur përsëri për marrëdhënien e saj me ish-presidentin Bill Clinton. Ajo thekson se ishte viktimë e abuzimit me pushtetin.

20 vite pas skandalit seksual që preku Shtëpinë e Bardhë të Bill Clinton, është rikthyer të flasë Monica Lewinsky, stazhierja që pati një marrëdhënie me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara. Në sajë të lëvizjes “#MeToo” që vepron kundër ngacmimeve seksuale, ajo ka folur për median “Vanity Fair. “Tani në moshën 44-vjeçare po filloj të konsideroj ndikimin e diferencës së madhe të pushtet që gjendet mes një presidenti dhe një stazhieri në Shtëpisë e Bardhë”, shprehet Leëinsky.

Në atë kohë, skandali seksual gati çoi në shkarkimin e presidentit Clinton, i cili në atë kohë konsiderohej njeriu më i fuqishëm në botë. “Po filloj të marr në konsideratë idenë që në rrethana të tilla, koncepti i konsensusit mund të jetë i diskutueshëm, pasi për shkak të disnivelit të pushtetit dhe mundësisë së abuzimit, ekziston edhe marrëdhënia intime konsensuale”, nënvizon Leëinsky në editorialin në “Vanity Fair”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj se do të ndihesha e izoluar nëse ajo ngjarje do të kishte ndodhur sot. Një nga aspektet që më frymëzojnë nga kjo lëvizje, është numri i madh i femrave që kanë folur në mbrojtje të të tjerave”, shton më tej ajo duke falenderuar ish-producentin hollivudian, Harvey Ëeinstein, i akuzuar për ngacmime, pasi ky i fundit e ka shndërruar skandalin nga lokal në global.

Swiss Digital Mobile Reklama

Leëinsky, e cila ka vuajtur nga stresi post-traumatik i skandalit të 1998, ka thënë se ka filluar të shohë historinë e saj me një sy tjetër, pasi ka marrë një mesazh nga një pjestare e lëvizjes “#MeToo”, e cila i ka thënë se i “vjen keq që ka qenë kaq e vetmuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?