Skandalet seksuale në Hollywood, shpall falimentin kompania e Weinstein
Studioja e manjatit të filmave Harvey Weinstein, do të shpallë falimentin pasi bisedimet për të shitur tek një grup investitorësh u prishën. Bisedimet përfunduan dy javë më parë kur Prokurori i Përgjithshëm në New York ngriti një padi kundër Weinstein Company. Drejtorët thuhet se falimentimi ishte i vetmi opsion i mundshëm, raporton BBC. Producenti i Hollywood, Weinstein po përballet me dhjetëra akuza për ngacmime seksuale, abuzim seksual, përfshirë përdhunimin, por mohon ai ka mohuar seksion jo konsensual. “Weinstein Company ka qenë e angazhuar në një proces aktiv shitjeje me shpresën për të ruajtur pasurinë dhe vendet e punës,”-tha bordi në një deklaratë të raportuar nga disa gazeta amerikane. “Sot, këto diskutime përfunduan pa një marrëveshje të nënshkruar”. Deklarata tha se një proces i rregullt i falimentimit ishte i vetmi opsion i mundshëm për të maksimizuar vlerën e mbetur të kompanisë. Padia civile kundër kompanisë pretendon se Weinstein ngacmoi seksualisht dhe abuzonte me gratë të punësuara nga studio për vite me rradhë, si dhe ka bërë kërcënime verbale për të vrarë anëtarë të stafit. Gjithashtu akuzohen drejtuesit e lartë në kompani, duke përfshirë vëllain e Harvey, Robert Weinstein për dështimin e parandalimin të keqtrajtimit të stafit megjithë paraqitjen e provave.