Skandali i ushqimeve; reagon Renato Mekolli: Mirë të na bëhet, për 100 lekë më pak
Sezoni veror është me shumë viroza dhe sërish kjo periudhë është problematike duke mbushur plot spitalet dhe urgjencat. Kjo shkaktohet nga temperaturat e larta dhe produktet ushqimore të cilat prishen.
Ndaj një lajmi të tillë ka reaguar dhe Chef Renato Mekolli, i cili është shprehur duke thënë se mirë të na bëhet pasi duke pretenduar se po kursejmë para, për 100 lekë shkojmë në restorante më të lira dhe pastaj e pësojmë.
“Mirë të na bëhet të gjithëve, sepse shkojmë për 100 lekë më pak në restorantet më të lira që çdo gjë merret gati dhe nuk japim 100 lekë në restorantet më të mira dhe të shijojnë vërtet diçka të mirë. (Nuk ke lekë? Ha në shtëpi, por jo mbeturinat që të japin, se një burger të mirë nuk ka shanse ta hash më pak se 600 lekë, në të kundërtën shkojmë në spital të gjithë)”, –ka shkruar Renato në Instastory, bashkëngjitur deklaratës së Hasan Stafës.

KOHA JONË SONDAZH

