Skena xhelozie e sherre, zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisës e Meritonit!

Rreth një muaj më parë, u raportua për një krizë në marrëdhënien mes Ilnisës dhe Meritonit, çiftit që u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother”. Pavarësisht përpjekjeve për të rregulluar marrëdhënien, duket se tensionet mes tyre nuk janë zbutur plotësisht.

Së fundmi, ata kanë ndërmarrë hapa të dukshëm në rrjetet sociale, duke fshirë fotot e përbashkëta dhe duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin në “Instagram”. Pak ditë më parë, Ilnisa pranoi publikisht se ka pasur probleme në çift, por u përpoq t’i minimizojë ato. E pyetur për ndryshimet në profilin e tyre, ajo tha shkurt: “Nuk kemi ndonjë lajm të ri”. Kur u pyet më tej për gjendjen e marrëdhënies së tyre, ajo shtoi me një buzëqeshje: “Jemi si çdo çift normal… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

Burime pranë çiftit tregojnë se xhelozia ka qenë shkaku kryesor i konflikteve. Pas grindjeve të përsëritura, Meritoni është larguar nga shtëpia, fillimisht duke u kthyer në Kosovë për angazhime të ndryshme, dhe më pas duke udhëtuar drejt Nju Jorkut, ku ka disa ditë që po qëndron. Ndërkohë, Ilnisa ka vazhduar me aktivitetet e saj në Tiranë, duke lënë të hapur pyetjen nëse ka ndonjë mundësi për rikthim.

Gjithashtu, raportohet se marrëdhënia e Ilnisës me familjen e Meritonit ka qenë e tensionuar që në fillim. Familja Mjekiqi ende nuk e ka pranuar plotësisht lidhjen e tyre, dhe sipas burimeve, Ilnisa nuk ka vizituar ende shtëpinë e tyre. Vetë ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë, duke thënë se nuk ka gjetur kohën e duhur për një vizitë.

Megjithëse të dy kanë bërë përpjekje për të ruajtur marrëdhënien, duket se sfidat e brendshme dhe presioni i jashtëm po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë rrugëtimin e tyre si çift.

SHKARKO APP