Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skulptura monumentale, “Çelësi i së sotmes”, i artistit shqiptar Miloti çel siparin e sfidës së realizimit

Kultura E premte, 13 Janar 2023 20:31
Skulptura monumentale, “Çelësi i së sotmes”, i artistit shqiptar Miloti çel siparin e sfidës së realizimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Sapo ka startuar implementimi i superskulpturës, përmasat e së cilës janë një sfidë artistike dhe inxhinierike. “Çelësi i së sotmes”, i cili do të vendoset më 30 mars 2023 në Piazza Mercato, në Napoli, është vepër monumentale, pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles.

Sot ishte një ditë intensive. Kudo punohej, në hangarin e Metal VATA Kostruksion, por edhe në zyrën e Saimir Perkeqi, inxhinierit të fabrikës, aty ku ishte më e ashpër beteja e shifrave dhe rakordimeve, e kalkulimeve dhe rikonceptimeve të detajeve, debateve dhe shoshitjes së pamjaftueshmërisë së saktësimeve të kësaj superstrukture arti, të krijuar nga artisti me famë ndërkombëtare, Alfred Mirashi-Miloti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Orë tensioni dhe angazhimi, ku një rol vendimtarë do të kishin Michele Stanzione, Drejtori artistik i projektit, “Çelësi i së sotmes” dhe inxhinieri, Michele Palumbo, prezent nga Italia.
Copë pas cope, element pas emelementi, profil pas profili, si në një ngjizje në placentën e ëmës së krijimit, ka nisur të pipëtijë në jetë e dimensionit galaktikë kjo vepër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mëndje të mprehta që ravijëzojnë këtë gjigant në konfigurime, të cilat më pas kalojnë te duart e mëdha dhe të fuqishme të atyre që flasin me hekurin dhe i japin shpirt metalit, duke i mëkuar përkushtimin dhe fuqinë transformuese që ngulmon të marrë frymë në një jetësim artistik, i cili edhe pse nuk ka ende se me çfarë gjuhë të komunikojë me ne, me atë heshtjen e copëzuar në fragmente e profile, arrin të përçojë ndjesinë e ngrohtë të një përjetimi, që struket i frikësuar mes trajtash dhe formash ende të rrëmujshme.

Sot është dita e pare, dhe… e dyta, e treta e kështu me radhë do të nis të marrë formë kjo vepër e kurajshme arti. Do të nis të dëgjohet e heshtur por ritmike pulsi i jetës së një krijese që kërkon të gjallojë magjinë e krijimit në metal.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 2 orësh
Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Para 10 orësh
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Para 23 orësh

Pas gjithë këtyre britmave prej hekuri e zhaurime mendimesh e debatesh, tendosjes së duarve të fuqishme dhe nënshtrimit të hekurit, qëndron si një Ante në këtë epikë, ai, Alfred Mirashi – Miloti, i cili është mëndja, syri dhe veshti i kudogjendur, heshtja, meditativja dhe buzëqeshura e tij e njerëzishme, e butë, që ndeshet çmendurisht më metalin, për të sjellë në jetë që ka ngjizur me shpirt dhe përjetim.

Sot ishte sot, nesër do të jetë nesër, dhe “Çelësi i së sotmes” do të dalë shumë shpejt nga hangarët e Metal VATA Kostruksion për të synuar Piazza Mercato, në Napoli, atje ku do të shpërfaqet madhështore mëndja krijuese e Milotit, mundi dhe djersa, sfida dhe përjetimi i të gjithë atyre që u kacafytën ditë të tëra mes prerësve të metalit dhe zjarrit të saldimit, për t’i dhënë jetë një jete që del nga shpirti për t’u shndërruar në një krenari shqiptare dhe sfidë e triumfit të pasionit dhe përkushtimit. “Çelësi i së sotmes” e çeli sot siparin, për të vënë në skenë një vepër zemrash që i japin shpirt hekurit.

Etiketat e lidhura

albert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 4 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.