Soni dhe Jonida “kokë më kokë” për të fituar Festivalin e RTSH-së

Sapo janë publikuar këngët pjesëmarrëse të Festivalit të RTSH-së dhe mesa duket dy janë konkurrentet më të forta të kësaj gare. Soni Malaj rikthehet pas shumë viteve me një këngë ritmike dhe të fuqishme që është klikuar menjëherë, duke u bërë një nga këngët më të klikuara për momentin.

Vitet kanë dëshmuar se këngët ritmike janë të preferuarat në ‘Eurosong Contest’ dhe nëse ecim me këtë logjikë, Soni me këtë material mund të jetë një nga pretendentet për të fituar festivalin. Kënga e Soni Malaj është një dedikim për femrat dhe i inkurajon ato të jenë të forta. “Më e fortë” titullohet kënga e Sonit.

Nga ana tjetër, Jonida Maliqi vjen me një baladë që i kushtohet njerëzve që braktisin vendin e tyre. “Ktheju tokës tënde” titullohet kënga e Jonidës, e cila siç duket që në momentet e para të publikimit do të “hahet” kokë me kokë me Soni Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?