FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Soni Malaj vijon të tregojë për Flor Mumajesin: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht

Nëse kishte ende dyshime se historia e Soni Malajt me Flor Mumajesin i përket vetëm së shkuarës, vetë këngëtarja duket se po i zbeh gjithnjë e më shumë ato. Gjatë një bisede me Sarën në “Ferma VIP 3”, Soni u kthye sërish te marrëdhënia e dikurshme, duke e përshkruar atë si diçka që nuk është mbyllur plotësisht në planin emocional.

“Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht”, tha ajo. Sara e pyeti më pas pse nuk e kishin provuar ndonjëherë të riktheheshin bashkë, ndërsa Soni u përgjigj shkurt: “Sepse unë u martova”.

Biseda vazhdoi me Sarën që tha se shpirtrat binjakë e gjejnë gjithmonë rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri. Në atë moment, Soni la të kuptohej se kontakti apo afrimiteti mes tyre nuk ka munguar ndër vite. “Po, gjithmonë e kemi gjetur. Po herë ishte njëri, herë s’ishte… dhe ishte gjithmonë ajo frika”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?