Sot fillon “Kepi i VIP-ave”, nën prezantimin e Kiara Titos

Starton sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit. Personazhet, të vendosur përballë kamerave do të qëndrojnë për nëntë javë së bashku për të kaluar pushimet në një resort luksoz në Turqi.

Nën drejtimin e Kiara Titos dhe autorësinë e Olsa Muhameti, Kepi i Vipave premton tu mbaje edhe këtë verë të gozhduar përpara ekranit me kuriozitetin se si do të sillen VIP-at në këte bashkëjetesë pa rregulla.

“Është një punë intensive e jashtëzakonshme, ju besoj e patë, janë 3 pika montazhi që po punojnë për Kepin e Vipave i cili nis sot me episodin e parë por do të vazhdojë me nëntë episode deri në fund të gushtit. Protagonistët e Kepit janë të gjithë personazhet më në zë të momentit. Të gjitha elementët e ‘Kepit të Vip-ave’ premtojnë që do të jetë shumë i suksesshëm dhe që do të mbërthejë gjithë audiencën në televizion por edhe ata të cilët janë me pushime, në Youtube.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorja e “Kepit të Vip-ave” ka zbuluar edhe disa detaje nga episodi i parë që nis sonte transmetimin. “Episodi i parë çfarë nuk ka, nis që në momentin që personazhet kanë marrë ftesën, më pas darka që mblidhen të gjithë së bashku, dhe aty diskutohet, ngacmohet e provokohet për çfarë ka ndodhur këto kohë sepse një pjesë prej tyre kanë qenë në Big Brother, dhe gjithë ky hendeku i përfundimit të Big Brother dhe nisjes së Kepit të Vipave ka bërë që ata të humbasin disa thashetheme për njëri tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?