FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot finalja e Eurovision-it/ Alis gati të ndezë edhe njëherë skenën me “Nan”, ja kur performon

Shqipëria u kualifikua zyrtarisht në finalen e Eurovision Song Contest 2026, pas një performance të fortë në gjysmëfinale nga këngëtari shkodran Alis. Ai do të rikthehet në skenën e madhe në Vjenë, ku do të interpretojë sërish këngën “Nan” në finalen e shumëpritur të kompeticionit.

Performanca e tij në gjysmëfinale u vlerësua si një nga më të spikaturat e mbrëmjes, duke kombinuar energji, emocion dhe një koncept skenik të veçantë. Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja në skenë e aktores Rajmonda Bulku, e cila i dha interpretimit një dimension simbolik dhe emocional, duke theksuar figurën e nënës shqiptare.

Artistët dhe komentuesit e kanë vlerësuar Alis si një nga zërat më të fuqishëm të këtij edicioni, ndërsa performanca e tij u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë të zjarrtë në sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në finalen e madhe, Alis do të performojë i pesti në renditje, ndërsa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi ta votojnë me kodin 05. Shqipëria e pret finalen me optimizëm të lartë, ndërsa kualifikimi ka rritur pritshmëritë për një rezultat të rëndësishëm në garën evropiane të muzikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?