Spider-Man hiqet nga listat e kinemave në vendet me shumicë myslimane

Filmi i ri Spider-Man është hequr papritur nga listat e kinemave në më shumë se 12 vende me shumicë myslimane. “Spider-Man: Across the Spider-Verse” u hoq pa dhënë shpjegime, por ka shkaktuar debate posteri transgjinor në një prej skenave të filmit vizatimor.

Filmi ishte pjesë e kinemave në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Arabi Saudite, Katari, Bahreini, Libani dhe Egjipti, ndërsa u tërhoq papritur dhe në heshtje. Filmi ka ngjallur debat në internet nëse personazhi Gwen Stacy është trans, dhe një skenë në një trailer tregon një shenjë në sfond që lexon “mbroni fëmijët trans”.

Vendet arabe mund të jenë ndjerë të ofenduara nga kjo, pasi të udhëhequra nga ligji islamik ose Sheriati, shpesh e konsiderojnë homoseksualitetin dhe identitetin transgjinor si mëkatar dhe në kundërshtim me besimet e tyre fetare dhe normat shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Filmi ishte planifikuar të jepej në Lindjen e Mesme më 22 qershor, përpara festës myslimane të Kurban Bajramit. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë ndaluar zyrtarisht filmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?