Stili papnor surprizon botën e modës, Papa Leo XIV në listën e ”Vanity Fair”

Papa Leo XIV është përfshirë në listën e 70 njerëzve më të veshur të vitit 2026 nga revista “Vanity Fair”, e rikthyer pas një dekade.

Revista ka vlerësuar stilin e tij, duke veçuar preferencën për këpucë të zeza Oxford, aksesorë vintage dhe një orë zvicerane të vjetër. Vëmendje ka marrë edhe një paraqitje e tij me atlete Nike nën veshjen papnore.

I renditur në kategorinë “Origjinalët”, Leo XIV shoqërohet në listë nga emra si Spike Lee, Björk dhe Rosalía. Papa, me origjinë nga Çikago, është vlerësuar edhe më herët nga “Vogue” dhe “The New York Times” për stilin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?