Stresi thumbon: Në tregimet e nxënësve jam personazhi kryesor

Një ditë më parë reperi më i sukseshëm shqiptar publikoi një foto në Instastory ku shihej se ai ishte bërë pjesë e teksteve shkollore.

“Në tekste shkollorë”,-shkruante Noizy krahas fotos ku shihej teksti që duheshin plotësuar vendet bosh: “Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____”

Mirëpo menjëherë pas këtij postimi ka qenë rivali i reperit Rigels Rajku, Arkimed Lushaj ai që ka publikuar një postim të ngjashëm. I njohur si Stresi, reperi ka publikuar një foto ku shihet një tekst shkollor që tregon histori për të. “Tregojnë tregime nxënësve, ndër ta personazhi Stresi, hahata happy,”- shkruan ai krahas fotos. Ta ketë bërë për thumbim?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?