Stresi uron publikisht Keisin për ditëlindje me një FOTO romantike

Keisi feston ditëlindjen këtë të martë!

Bukuroshja shqiptare ka treguar përmes disa fotove në Instastory se ka pritur ditëlindjen e 24-t në mesnatë, me një tortë në formë zemre me qirinj.

Kanë qenë prindërit ata që i kanë bërë këtë surprizë të këndshme bashkë me disa dhurata tepër luksoze si këpucë dhe një çantë të markës së njohur “Yves Saint Laurent”. ”Familja ime më llaston”, shkruan ajo në Instastory.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por më i bujshëm ka qenë urimi në publik i ish-partnerit të saj Stresi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit ka publikuar një foto në Instagram, për të uruar Keisin për 24-vjetor.

Ata shfaqen në ashensor, ndërsa Stresi i ka hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai shkurt dhe qartë duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?