Stresi zbulon për herë të parë sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë
Reperi i njohur, Stresi ka qenë ditën e djeshme i ftuar në programin ‘E Diell’, në Top Channel’. Artisti ka rrëfyer shumë detaje nga jeta artistike, por dhe ajo personale. I pyetur se çfarë ka arritur të bëjë Stresi për dashurinë, ai ka treguar një rast të cilin nuk e kishte pohuar në asnjë moment deri më tani.
Siç tha vetë këngëtari, historia e atyre të dyve mund të konsiderohet një “telenovelë” që “mund të zgjasë gjithë jetën, me njerëzit dhe mediat. Mes ne të dyve është e paparashikueshme, sepse unë jam i paparashikueshëm…” – pranoi Stresi duke shtuar se, në fakt, Kejsi është një vajzë që ai e vlerëson shumë për cilësitë që ka: “E vlerësoj maksimalisht si njeri, është femër shtëpiake e zonja, një vajzë që i përkushtohet shumë njeriut që ka afër, ka të gjitha vetitë më të mira”.
Stresi, si të gjithë të dashuruarit, ka bërë dhe mund të bëjë shumë sakrifica për dashurinë. Një prej atyre që është në kundërshtim edhe me ligjin ka të bëjë me ndërrimin e identitetit:
“Këtë po e them për herë të parë publikisht. Mes reperave ndodh rëndom që të kenë probleme me vizat. Edhe mua nuk ma japin vizën. I kisha bërë të gjitha lëvizjet për të marrë një vizë për Kanada, por ma refuzuan. Shkova në Mitrovicë, te ca miq të mi që më ndihmuan. Mora një identitet francez, një pasaportë franceze, një kartë franceze, një patentë franceze, një numër francez dhe…. i hipa avionit për në Kanada”. Për dashurinë, kush do ta bënte një sakrificë të tillë?!