Studentja shqiptare takon rastësisht këngëtarin e famshëm, Ed Sheeran bën selfie-n që do e donim të gjithë

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur në botë, që ka pushtuar zemrat e fansave, dhe një takim me të do ishte padyshim mbresëlënës. Bëhet fjalë për Ed Sheeran. Kantautori britanik 26-vjeçar, ndër më të pëlqyerit në vitet e fundit u ka dhuruar fansave hite të mrekullueshme. Madje të dielën e kaluar, ai rrëmbeu çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë e performancës “Pop solo” për këngën “Shape of You”.

Sipas platformës muzikore online “Spotify”, Ed Sheeran renditet si këngëtari më i dëgjuar përgjatë vitit 2017. Këngët e tij u dëgjuan 6.3 miliardë herë në këtë platformë. Ai po ashtu pati edhe albumin më të suksesshëm të vitit, “Divide” me 3.1 miliardë transmetime dhe këngët “Shape of You” apo “Perfect”.

Këngëtari 27-vjeçar njihet gjithashtu për thjeshtësinë e tij dhe jetën modeste. Ai takon fansat dhe sillet jo si gjithë yjet e tjerë botërorë.

Një studente shqiptare, Alma Golemi e cila studion në “York College, CUNY” në New York ka patur fatin ta takojë këngëtarin fare rastësisht në një lokal. Alma tregon se ai erdhi me një grup miqsh dhe u ul pranë saj në një bar në Tribeca të Manhatanit. Këngëtari porositi një pije jo alkoolike. Pasi kaloi rreth një ore me miqtë e tij, Alma i kërkoi Ed Sheeran të bënin një foto së bashku.

Ylli i “Perfect” nuk ka ngurruar aspak që foton ta shkrepi vetë. Alma jo vetëm që takoi këngëtarin e saj të preferuar, por tashme ka dhe një selfie që mund të mburret.

SHKARKO APP