FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suksesi i radhës i Taynas, këngëtarja nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur muzikore

Një nga artistet shqiptare më në zë të momentit është pa dyshim Tayna. Këngët e saj janë të gjitha hite dhe duket se suksesi i saj nuk do ketë të ndalur. Reperja ka dhënë lajmin se ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ me bazë në Gjermani, e cila ka në menaxhim edhe këngëtarë me famë botërore.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh . Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, ka shkruar këngëtarja.

Kënga e re “Bass” e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) e punuar nga Sony Music label Epic Records pritet të lançohet këtë të dielë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?