Sulltanesha Hyrrem drejt altarit, i thotë “po” propozimit për martesë

Aktorja e famshme turke, Meryem Uzerli mesa duket do të shkojë përsëri drejt altarit. Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Can Fire, me të cilin ka edhe një vajzë, ajo u lidh me aktorin egjiptian, Bassel Alzaro. Dhe ylli i kinematografisë turke, e njohur në Shqipëri për rolin e Hyrrem si edhe të Selin, ka pranuar propozimin e Bassel për martesë. 34-vjeçarja ka postuar një foto në rrjetet sociale duke treguar unazën me diamante dhe ka lënë të nënkuptohet se i ka thënë ‘po’ propozimit. Bassel Alzaro, i cili u takua me aktoren një Gjermani gjatë xhirimeve për një film, jetoi përreth 5 muaj me Uzerli. Ai u takua me prindërit e saj pak ditë më parë dhe më pas udhëtoi javën e kakuar drejt Dubait për ta surprizuar. Në një darkë romantike mbrëmjen e enjte i propozoi aktores.

SHKARKO APP