FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi ndaj Top Channel, Kiara Tito: Shuplakë për të gjithë, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë

Kiara Tito, ish-banorja e famshme e Big Brother, ka reaguar përmes një postimi për ngjarjen e rëndë në Top Channel. Ngjarja ka tronditur tashmë edhe banorët e ”Big Brother Albania Vip 2”. Ajo thotë se ngjarja është një shuplakë dhe se tregon sesa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë.

Ja se çfarë shkruan ajo: ”Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata kur lexova lajmet dje. Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë.

Ngushëllime për familjen e të ndjerit e cila ka nevojë për të gjithë ne në këto orë të vështira. Sonte as unë e as ish-banorë të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht, unë do të jem duke mbështetur me zemër L”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?