Supriza për Laertin, nga dekorata tek grupi me valltarë. Mami Rebeka “plas perlën”: Sill Valbonën këtu dhe 100 të tjera

Suprizat nisën me Laertin. Ai pati një moment të paharrueshëm, plot emocion dhe surpriza. Pas një videoklipi që përmbledh gjithë rrugëtimin e tij në shtëpi, ai mori një kuti ngjyrë ari, e cila mbante emrin e tij. Kur e hapi atë, brenda gjeti një çeleshe, një simbol që e drejtonte drejt një tjetër surprize të madhe.
Një grup valltarësh të veshur me rroba kombëtare hyjnë në shtëpi dhe e ftojnë Laertin të bashkohej me ta në festën tradicionale që do të zhvillohej në një hapësirë tjetër të shtëpisë. Atmosfera u bë menjëherë festive dhe ngjyrat tradicionale mbushën shtëpinë me një energji të jashtëzakonshme.
Momenti më emocionues i natës erdhi kur Laerti doli në një hapësirë tjetër dhe përballë tij u shfaq nena e tij, e cila ishte bërë virale gjatë këtij edicioni për shprehjen e saj të njohur “Sagapao Laerti”.
Ndërsa prezantuesi Ledion Liço bëri batutë duke thënë se duket si një dasmë, më e shtrenjta në histori, e pyeti nënën e tij nëse do që aty t’i sjellë edhe Valbonën. “Dasma më e madhe do të jetë kur ta martoj Laertin… Sille Vlabonën… dhe 100 të tjera”, tha ajo duke shkartuar të qeshura.
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai surprizoi gjatë spektaklit të finales Laertin. Laerti u shpall nga kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai qytetar nderi i Leskovikut për të gjithë kontributin e tij artistik dhe promovues për këtë zonë. “Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tin në këtë zonë e shpall Laert Vasilin qytetar nderi. Nga sot skam më ‘sagapao’, ka ‘të dua’.”, tha Erion Isai.
Kjo natë e mbushur me emocione dhe festë ka qenë një moment i paharrueshëm për Laertin, i cili ka mundësinë të ndajë këto momente të veçanta me ata që i japin mbështetje dhe dashuri në çdo hap të rrugëtimit të tij.